leoni

Ramush Haradinaj praninë e Policisë së Kosovës para komunave serbe në Veri e ka cilësuar si veprim të palogjikshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Policia e Kosovës e Njësiti Special në kuadër të saj, nuk kanë nevojë të qëndrojnë në objektet komunale. “Policia e Kosovës ka detyra bazuar në ligjin në gjithë Kosovën. Ajo nuk ka nevojë të qëndrojë në objektet e  komunave. Ka kampet e veta, bazat e veta, ka pikat e veta të kontrollit ku i vlerëson. Nuk është e logjikshme në demokraci të qëndrojë  njësia specialë në objekte të komunave.  I pyetur për “ankesat e Kurtit” për qëndrimin e ndërkombëtarëve, Haradinaj ka deklaruar se Kryeministri Kurti nuk ka pse të merret me Sekretarin e Shtetit, Blinken. Së pari, Kurti gabon që merret me Borrellin e me Lajçakun. Ata janë pjesë e një procesi më të madh por ju e dini se kush është përgjegjës për një proces të tillë, kaq serioz në Ballkan. Është Amerika. Ai s’ka nevojë fare të merret me ta, ata e kryejnë pjesën e vet ka deklaruar mes tjerash Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …