leoni

John Harrison

Ish-ushtari britanik i UÇK-së Jon Harrison, ka marrë certifikatën e veteranit

Luftëtari i lirisë së Kosovës, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Britania e Madhe, Jon Harrisoni, ka marrë certifikatën e veteranit të UÇK-së. Ai, në një postim të tij në internet  ka thënë se certifikata është një dokument mjaft i veçantë për të dhe se e ka mjaft të vështirë të tregojë se sa krenar ndihet, pasi ka pranuar atë dokument si i huaj që ka ndihmuar në Kosovën për çlirimin e saj. “Tani Kosova ka qenë në zemrën time dhe është atje ku e ka kam kërkuar. Kosova do të jetë vendi përfundimtar dhe i prehjes sime”, ka thënë Harrisoni. Në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar në gjuhen shqipe se “Zemra ime dhe shpirti i takon Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …