Ilir Meta - Lulzim Basha

Ka përfunduar takimi në mes të kryekuvendarit të Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha

Ka përfunduar takimi në mes të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metës, dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, në të cilin është diskutuar mbi reformën në drejtësi. Ishte kryetari i Kuvendit ai që ftoi publikisht kreun e PD-së para dy ditësh. Ky takim zgjati rreth dy orë. “Bëj me dije se si kryetar i Kuvendit i kam dërguar sot një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për t’u takuar me të në çdo kohë, vend dhe në çdo format, por vetëm me një kusht; deri ditën e hënë. Jam i bindur se jemi tashmë të vonuar me kalendarin e reformës për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, që nuk është përfshirë për arsye të mosarritjes së kompromisit përfundimtar në Komisionin e Posaçëm të kësaj reformë”, ka thënë Meta. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …