Ymeri: Këto 11 vite prej kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje, janë vite të aktivistëve të palodhshëm

Ymeri: Këto 11 vite prej kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje, janë vite të aktivistëve të palodhshëm

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, me rastin e 11-vjetorit të themelimit të partisë ka deklaruar se këto vite janë të aktivistëve të palodhshëm, të cilët, sipas tij, nuk kanë kursyer asgjë në dobi të kauzës e konceptit politik të Vetëvendosje!-s. “Këto 11 vite prej kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje!, janë vite të aktivistëve të palodhshëm që nuk kursyen asgjë në dobi të kauzës e konceptit tonë politik”, ka deklaruar Ymeri gjatë një konference për medie. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! është duke u rritur dhe se sondazhet janë duke e renditur si subjektin e dytë politik në Kosovë. “Lëvizja po rritet. Sot të gjithë sondazhet e nxjerrin Lëvizjen si subjektin e dytë në Republikën e Kosovës. Përkrahja për lëvizjen nga qytetarët është kushti i suksesit të konceptit tonë politik. Dhe ky kusht po përmbushet dita ditës me një trend të përhershëm pozitiv”, ka thënë Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Qafë Mullarit, heroin e kombit, Ilaz Kodra dhe martirët e Drenicës

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, …