Komisioni Evropian

Komisioni Evropian i ka dërguar Qeverisë së Kosovës listën e sanksioneve që ia ka vendosur Bashkimi Evropian

Komisioni Evropian i ka dërguar zyrtarisht qeverisë së Kosovës listën e sanksioneve që BE i vendos Kosovës lidhur me mungesën e vullnetit për shtendosjen  e situatës në Veri dhe mos respektimin e angazhimeve që ka marrë në Samitin e Ohrit rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Burime nga Komisioni Evropian i thanë gazetës TemA se këto sanksione i kanë shkuar për informim zëvendëskryeministrit të parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili mbulon dhe negociatat me Brukselin. Tri pikat janë: Përjashtim nga takimet e nivelit të lartë. Pra ministra, zëvendësministra dhe sigurisht kryeministri Albin Kurti nuk do të ftohet më në asnjë takim të nivelit të lartë. Do të pezullohen takimet që janë pjesë e MSA-së , komitete, nënkomitete e të tjera derisa të rikthehet gjendja normale e raporteve të Kosovës me BE Tërhiqet mbështetja financiare për projektet me interes te veçantë për qeverinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …