Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: Me veprimet e tij Kurti e radhitë Kosovën me vendet si Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Serbe

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e izolon Kosovën nga jashtë, duke i sjellë edhe sanksione nga aleatët kryesorë të saj, ndërkohë po e keq-qeverisë nga brenda, duke e vështirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve. Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Mbrojtësi i Evropës 23”,tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin, si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente. Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Serbe. A është e mundur që të gjithë ta kenë keq e vetëm Albin Kurti ta ketë mirë? Natyrisht që nuk është e mundur dhe i gabuar këtu është kryeministri Kurti”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …