Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë se edhe pas ditës së 5 kur vendimi për sanksione ndaj Kosovës i është komunikuar Qeverisë, liderët më të lartë shtetërorë po vazhdojnë të heshtin. Këtë reagim ajo e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social. ‘’Dita e dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e pesë pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës. Kryeministri, si gjithmonë gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë. Presidentja po vazhdon të heshtë. Momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti. Çfarë Kosove duam ne? Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar?’’, ka shkruar Çitaku. Boll ma. Mashtrimi nuk kalon, ka shtuar më tutje ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …