Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradianj është “taktiçar i madh”. Këtë ai e tha duke iu referuar taksës që Haradinaj ia vendosi Serbisë dhe kur kjo e konfrontoi me bashkësinë ndërkombëtare. Por Gjini tha se ka dallim me atë që kryeministri Albin Kurti po bën sot, duke thënë se taksa është vendosur për ta ndalur dialogun që për qëllim e kishte korrigjimin e kufijve që ai e quajti ndarje të Kosovës. Megjithatë, ai thotë se në momentin kur Kosova po shkonte kah sanksionet, Ramush Haradinaj ka thënë “unë jap dorëheqje”. ”Kur është rreziku me pas pasoja Kosova, ka thënë unë jap dorëheqje. Nuk ia vendosi sanksionet vendit tim, krahasimi është si nata me ditë edhe qëllimi është po ashtu. Taksa e ka pas një qëllim, atë qëllim e ka mbërri”, ka thënë Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, lojërave politike përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka ngritur çështje që lidhen me energjinë, …