Arrestohet i dyshuari për të cilin është lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 29.06.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të dyshuar Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë, i cili kërkohej për veprën penale “Vrasje e rendë” (ndodhur me datën 25.06.2023 në fshatin Madanaj-Gjakovë).

Pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, i njëjti sot me datë 14.07.2023, është vet dorëzuar në polici. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky që po ndikon në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.  

Gjakovë, 14 korrik 2023

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …