Ukraina i ka propozuar Turqisë dhe OKB-së që korridori i drithit të vazhdojë të funksionojë pa Rusinë, e cila u tërhoq nga marrëveshja

Ukraina i ka propozuar Turqisë dhe OKB-së që korridori i drithit të vazhdojë të funksionojë pa Rusinë, e cila u tërhoq nga marrëveshja

Ukraina i ka propozuar Turqisë dhe OKB-së që korridori i drithit të vazhdojë të funksionojë pa Rusinë, e cila u tërhoq nga marrëveshja të hënën. Kryetari, Zelensky theksoi se Ukraina nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Rusinë, dhe se një marrëveshje për eksportin e grurit është nënshkruar me Turqinë dhe OKB-në, Nisma e grurit të Detit të Zi mund dhe duhet të vazhdojë të funksionojë, nëse duhet pa Rusinë, atëherë pa Rusinë. Marrëveshja për eksportin e grurit me Turqinë dhe OKB-në, mbetet në fuqi. E vetmja gjë që duhet tani është zbatimi i kujdesshëm i tij dhe presioni vendimtar i botës ndaj shtetit terrorist”, tha Zelensky. Ai  ka dërguar letra zyrtare presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në të cilat propozon vazhdimin ose ekuivalentin e saj në një format trepalësh  “Ukraina, OKB dhe Turqia së bashku mund të sigurojnë funksionimin e korridorit ushqimor dhe inspektimin e anijeve. Kjo është e nevojshme për të gjithë në botë”, tha Vladimir Zelenskij.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …