Në një aksident tragjik, ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Lohaj

Veterani i luftës së UÇK-së, Vehbi Lohaj, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik, që ka ndodhur në fshatin Pleshinë e Epërme të Ferizajt. I ndjeri në momentin kritik ishte duke drejtuar një traktor me rimorkio dhe deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak se e kishte humbur kontrollin dhe kishte mbetur i ngujuar në traktor. Më pas njësitë relevante kanë arritur që ta tërheqin trupin, ndërsa pas ekzaminimeve për shenjat vitale nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, është konstatuar se ai ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe të afërmit përmes rrjeteve sociale, ku kanë bërë me dije se të ndjerit i është dhënë lamtumira e fundit sot, në orën 14:00 në varrezat e fshatit Mirash.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Albulena Haxhiu, pse nuk e cakton sot seancën konstituive, çfarë skenari po përgatisni?

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ushtrueses …