Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin qëndron sot për vizitë në Republikën e Kosovës

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin qëndron sot për vizitë në Republikën e Kosovës

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Në një njoftim për media, Qeveria ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit gjerman do të zhvillohet në mbrëmje në orën 21:30, por pa dhënë detaje tjera lidhur me takimin. Sidoqoftë, pritet që temë diskutimi të jenë zhvillimet në veri dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme atje, por edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër. Në njoftimin e ekzekutivit nuk është bërë e ditur nëse pas takimit do të ketë konferencë për media.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …