Policia e Shtetit e Shqipërisë ka arrestuar disa policë, një biznesmen dhe një prokuror, në Tiranë, Shkodër dhe në Kukës

Policia e Shtetit e Shqipërisë  ka ndërmarrë një mega-operacion në disa qytete të vendit, në Tiranë, Shkodër dhe në Kukës ku janë arrestuar policë, një biznesmen dhe prokurori i Kukësit. Ky aksion u ndërmor në kuadër të një bashkëpunimi të SPAK-ut dhe autoriteteve franceze të cilat kanë zbërthyer aplikacionin “SKY” të përdorur nga bota e krimit. Në pranga ka përfunduar biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri i shkarkuar një javë më parë dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita. Sipas të dhënave paraprake nuk bëhet e ditur menjëherë se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar. Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e organizuar gjatë mbrëmjes së 26 korrikut të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …