Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës i ka zhvendosur më prapa gazetarët dhe kameramanët të cilët përcjellin punën e këtij institucioni

Kuvendi i Kosovës  ka vendosur një shirit në pjesën e medieve duke i zhvendosur më prapa gazetarët dhe kameramanët të cilët përcjellin punën e këtij institucioni, me arsyetim se e  ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie. Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët, tani e tutje  mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit. GK-ja e ka kundërshtuar fuqishëm këtë vendim, që sipas saj, ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi. Ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit. AGK-ja fton Kryesinë e Kuvendit që të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, pasi që raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut. Si pasojë e këtij vendimi, gazetarët në fund të seancës  janë larguar nga punimet e Kuvendit, është theksuar në reagimin e AGK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …