Kryetari amerikan, Joe Biden priti në takim, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministren italiane, Giorgia Meloni

Kryetari amerikan, Xho Biden priti  në takim,  në Shtëpinë e Bardhë, kryeministren italiane, Gjorgjia Meloni, disa muaj pasi shprehu skepticizëm për ardhjen e krahut të djathtë në krye të Qeverisë së Italisë. Të dy zyrtarët kanë bërë një deklaratë të përbashkët rreth zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor, në veçanti situatën në Kosovë. “Shtetet e Bashkuara dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e tyre të gjatë për integrimin euroatlantik të rajonit”, shkruan në deklaratë. “Ata janë të vendosur të përforcojnë koordinimin për të favorizuar de-eskalimin dhe pajtimin duke marrë për bazë rolin vendimtar të Quintit”, shkruan më tutje. Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe EUFOR. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë e konsideron si partnere të fortë kryeministren në ndihmën që po i jep Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …