Ministri, Taulant Balla falënderoi Policinë Kufitare, lidhur me punën e shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Ministri, Taulant Balla falënderoi Policinë Kufitare, lidhur me punën e shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Ministri i Brendshëm  i Shqipërisë, Taulant Balla e nisi ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit. Balla falënderoi Policinë Kufitare e cila po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Edhe pse në pikun e mbërritjeve të pasagjerëve, në sportelet e aeroportit nuk ka asnjë radhë dhe kjo falë edhe teknologjisë “E-Gate”, e cila ndihmon për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve. “E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, tha Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …