Valmir Elezi

Valmir Elezi: Ndryshimi i qendrës së votimit do të mund të bëhet edhe duke paraqitur fizikisht kërkesën në zyrat e KQZ-së

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, që duan ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit brenda komunës, nuk do të kenë më nevojë të presin zgjedhjet e radhës për ta bërë këtë ndryshim. Së shpejti, ndërrimi i qendrës së votimit brenda komunës ku është i regjistruar një votues, do të mund të bëhet në çdo kohë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka dhënë detaje se si do të funksionojë ky shërbim dhe nga kur do të jetë i qasshëm për votuesit. Ai ka shpjeguar se ndërrimi i qendrës së votimit brenda komunës do të mund të bëhet në dy mënyra: (1) duke paraqitur kërkesën në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi apo (2) përmes platformës online që do të bëhet së shpejti e qasshme në ueb faqen e KQZ-së. Çdo votues, vetëm duke shënuar numrin e tij të letërnjoftimit, do të mund të shoh të dhënat e tij, në këtë rast qendrën e tij të votimit. Nëse votuesi dëshiron që ta ndërrojë qendrën e votimit, do të mund ta parashtrojë këtë kërkesë në të njëjtën platformë, pra online, vetëm duke plotësuar të dhënat që kërkohen. Ndryshimi i qendrës së votimit do të mund të bëhet edhe duke paraqitur fizikisht kërkesën në Zyrat e KQZ-së në ndonjërën nga 38 komunat”, tha Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …