leoni

Ministri i Mbrojtjes, më i përzgjedhuri i Albin Kurtit, Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje nga posti

Ministri i Mbrojtjes në vendin tonë, më i përzgjedhuri i Albin Kurtit,  Armend Mehaj,  ka dhënë dorëheqje nga posti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar dorëheqjen e tij. Ndërkohë bëhet e ditur se Ministri Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, luftëtar i lirisë dhe  ish epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Burimet e medieve  thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar, në Norvegji, prej nga kishte ardhur për t’ u bërë ministër. Në vitet e pas luftës në Kosovë ka shërbyer si përkthyes i zyrtarëve të huaj. Tash për tash thuhet se Armend Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare. Gjatë ushtrimit të detyrës, ka shkaktuar shumë skandale.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla takon Endritin, djalin e Hashim Thaçit

Ministri i Shtetit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin …