Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë e Afrikë, Andrew Rohling

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë e Afrikë, Andrew Rohling

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling.  Sipas, njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Jashari, gjeneralin amerikan e ka njoftuar me të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe fokusin e zhvillimit për vitet në vijim. Gjeneral Jashari, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes FSK-së dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë,  duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve, po ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore. Të dy gjeneralët u dakorduan për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së.  “Në fund të takimit, gjenerali amerikan ka potencuar që Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë do të vazhdojë të jetë përkrahëse e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe ndërveprueshmërisë me forcat amerikane”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …