Sot në shkollat fillore dhe të mesme të vendit tonë filloi viti i ri shkollor, 2023-2024

Sot në shkollat fillore dhe të mesme të vendit tonë,  filloi viti i ri shkollor, 2023-2024. Edhe fillimi i këtij  viti shkollor nisi me mosmarrëveshje mes  të Ministrisë së Arsimit, SBASHK-ut dhe prindërve të nxënësve.

Vitin e kaluar kishte filluar  me grevat e mësimdhënësve, që la jashtë bankave shkollore nxënësit për plot një muaj. Ndërsa, sivjet viti i ri shkollor po nis me probleme rreth furnizimit të nxënësve me tekste shkollore. Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008, por ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, siç thotë Ministria, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre. Sivjet prindërit janë përgjegjës për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për fëmijët e tyre. Mjetet do të subvencionohen nga Ministria e Arsimit, pasi ata të kenë aplikuar në platformën online të Qeverisë E-Kosova. Ky vendim i ministrisë ka ngjallur reagime të shumta te prindërit, sindikata e arsimit dhe opozita, të cilët këtë vendim të ministrisë e kanë vlerësuar si paaftësi dhe eksperiment të gabuar. Keqmenaxhim nga Ministria mos furnizimin e nxënësve me libra shkollorë e kanë konstatuar edhe drejtorët komunalë të arsimit, kudo në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …