Hykmete Bajrami: Pamja në Kuvend tregon se ku është qeveria që ka fituar 51 për qind e mungon në ballafaqim me realitetin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,  ka thënë se pamja në Kuvend sot tregon shumë se ku është qeveria e majit. Ajo vrau të vetmin element të barazisë në shkollat e Kosovës. Këtë vit Ministria e Arsimit  dështoi të bëjë pazar me shtëpitë botuese, doli në konferencë katër ditë para fillimit të vitit të shkollor dhe ju tha prindërve që po ua kalojmë mjetet juve e ju përballuni me këtë kosto. Deputetja shtoi se sot qeveria e popullit e 51% nuk është në Kuvend.  Nuk po e dimë prej kujt po ikni, kujt po ja keni frikën. Nëse e keni me të drejtë atëherë pse sot deputetët e mazhorancës nuk janë sot këtu që të përballen me kritikat tona. Deputetja Hykmete Bajrami u shpreh se  ministrja, Nagavci me shumë vonesë u tha prindërve që mos i blini librat pa i marrë listat nga mësimdhënësit. Tani ajo  del  e krekoset me numrin e aplikimeve dhe buxhetin që e ka ndarë, tha tutje deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …