Udhëheqësit e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për granatimin e qëllimshëm të centralit bërthamor, në Zaporozhia

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëroi për një kërcënim të mundshëm bërthamor

Zëri i Amerikës njofton se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm bërthamor, për shkak të rritjes së intensitetit të luftimeve pranë centralit më të madh bërthamor në Evropës, i cili ndodhet në Ukrainë. Të shtunën forcat ukrainase vazhduan të bëjnë përpara me kundërsulmin e tyre me synimin për të zmbrapsur edhe më tej trupat ruse. Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se ekspertët e saj që ndodhen në centralin e Zaporizhias, të pushtuar nga Rusia, njoftuan se kishin dëgjuar shpërthime të shumta gjatë javës së kaluar, një tregues për rritjen e aktivitetit ushtarak në këtë zonë. Por zyrtarët nuk kanë njoftuar për dëmtime në impiant. Agjencia ka shprehur vazhdimisht shqetësimin se luftimet mund të shkaktojnë një rrjedhje të mundshme rrezatimi nga objekti, i cili është një nga 10 stacionet më të mëdha bërthamore në botë” ka njoftuar Zëri i Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …