Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës gjatë së cilës janë paraparë disa pika të rendit të ditës. Njoftohet se një ndër to do të jetë edhe Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, projektligj ky që ka bërë të shfaqen mospajtime brenda deputetëve të Vetëvendosjes. Gjatë mbledhjes së nesërme të kryesisë së Kuvendit, është paraparë që në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, të shqyrtohen dhe votohen disa projektligje. Poashtu është paraparë të ketë edhe diskutime jashtë rendit të ditës si dhe miratime i proces verbaleve të mbledhjeve të mëhershme. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është paraparë të fillon në ora 11.00.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …