Michael Rott thotë se ndryshimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhë asnjë problem

Michael Roth: Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për progres dhe mund të bazohet në disa modele evropiane

Deputeti gjerman, Mihael Roth ka folur për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.  Sipas tij, ky mekanizëm është parakusht për progres dhe se mund të bazohet në shumë modele europiane. Ai ka thënë se Asociacioni nuk duhet të jetë një Republika Serbe  e re, por e konsideron si opsion një strukturë federale që nuk e kërcënon karakterin unitar të Kosovës. Kryeministrin Albin Kurti,  ka krijuar kreditin e mjaftueshëm për të thënë edhe gjëra që nuk i pëlqejnë nikoqirit. Arsye për këtë është fakti se ish-ministri për Evropë në Qeverinë e Angela Merkel, që tani mban pozitën e kreut të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme në Bundestag, kishte iniciuar një letër të nënshkruar nga homolgë të tij nga parlamentet europiane, përfshirë britaniken Alicia Kearns, amerikanin Bob Menendez, si dhe 56 ligjëvënës gjithandej Evropës, e cila u publikua në fillim të gushtit. Në letrën që i drejtohej Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, kryediplomatit të BE-së Josep Borrell dhe Sekretarit të Jashtëm Britanik  Xhejms  Cleverly, kërkohej që të kenë qasje më të barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë pas masave ndëshkuese që iu vendosen Qeverisë së Kosovës nga SHBA dhe BE për tensionet e fundit në veri, por të cilat nuk u implementuan edhe ndaj Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …