Albin Kurti përveç se u përzje dhe humbi në zgjedhjet në Shqipëri, tani përzihet edhe në zgjedhjet që do të mbahen, në Zvicër

Një takim i organizuar nga Partia Socialdemokrate zvicerane në të cilin pritet të marrë pjesë kryeministri, Albin Kurti, gjatë shtatorit, ka nxitur reagime, meqë në Zvicër do të mbahen zgjedhjet në tetor. Në një artikull të publikuar  në medie përmendet njohja e gjatë e Kurtit me KedriK Wermuth që nga vitet 2000, dhe bashkëpunimi që kanë pasur gjatë vitit 2019, kur ai  dhe Kurti kishin marrë pjesë në një fushatë  zgjedhore në Arau, dhe më pas dy vite më vonë Partia Socialdemokrate e Zvicrës kishte bërë thirrje që të votohej Vetëvendosja. Në vitin 2023, Vetëvendosje dhe Partia socialdemokrate madje kanë nënshkruar një marrëveshje me synim bashkëpunimi. Pjesëmarrja e Kurtit në këtë panel diskutimi me kandidatët që kanë lidhje me Kosovës  dhe me Cedric Wermuth, thuhet se ka për synim t’ i përfitojë mërgimtarët  nga Kosova me pasaportë zvicerane, ka thënë një zëdhënës i Partisë Socialdemokrate. Perparim Avdyli një shqiptar nga një fshat i Maqedonisë së Veriut ka thënë se “fakti që Kurti po bën fushatë për Partinë Socialdemokrate në rolin e një partie të krahut të majtë, është shokuese”. Ai ka thënë se kosovarët që jetojnë në Zvicër mund t’i marrin vendimet për zgjedhjet në Zvicër edhe pa u thënë  një politikan nga Kosova  se për kë do të votojnë”. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Popullore zvicerane dhe Këshilltari Kombëtar Peter Keller  këtë veprim e quajtën si plotësisht të gabuar.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …