leoni

Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë për mënyrën e shpërndarjes së buxhetit të shtetit

Ish kryeministri dhe deputeti nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për mënyrën e shpërndarjes së buxhetit të shtetit. Ai ka thënë se në mungesë të ideve kjo qeveri po e shpenzon buxhetin përmes subvencioneve, sikur janë: Subvencionim i pajisjeve shtëpiake! Subvencionim i energjisë elektrike! Subvencionim i librave për nxënës! Mos u çuditni kur të subvencionohen policët për uniformë dhe këpucë, apo pacientët për barnat nga lista esenciale, pasi po dështojnë tenderët në vazhdimësi për arsyet që vetëm ata i dinë. Kjo lloj politike buxhetore shpërfaq varfërinë në dije të këtyre që po qeverisin. As praktikantë nuk mund tu thuash më, sepse praktika zgjatë gjashtë muaj deri në një vit. Pas afër tri vitesh në qeverisje, është e qartë se ide nuk kanë për politika fiskale e buxhetore në kushtet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës vendore e të jashtme, ka thënë Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …