Isa Mustafa

Isa Mustafa i thotë Albin Kurtit se çështja e dialogut me ndërkombëtarët nuk është vendi ku lëshohet gazi lotsjellës

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurtit, të tregohet më i kujdesshëm në raport me deklaratat e tij ndaj ndërkombëtarëve, pasi  çështja e dialogut nuk është arenë e gazit lotsjellës. Isa Mustafa për gazetën Blic, u shpreh se në këtë rast akuzat e kryeministrit të Kosovës marrin përmasa të mospajtimit me aleatët e jo me një personalitet. Deklaratat e z Kurti, para së gjithash janë të pamatura. Janë edhe të pabazuara, sepse është shumë e qartë se z. Lajçak prezanton qëndrimet në vijë me z. Borell, vendet e BE-së dhe Amerikës. Nëse të gjithë ata ia mbajnë anën Serbisë, e që mendoj se nuk ia mbajnë, atëherë vaj halli për Kosovën, tha mes tjerash, Isa  Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …