Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kërkon themelimin e Komisionit Hetimor, parlamentar, për rezervat shtetërore

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka treguar nevojën e themelimit të Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen e rezervave shtetërore. Para deputetëve, ai ka thënë se një hetim parlamentar për këtë çështje është i domosdoshëm. I paraqesim Kuvendit të Kosovës propozimin për formimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore dhe hetimin parlamentar lidhur me keqpërdorimin e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekrete shtetërore për r furnizime të tilla”, ka thënë Gashi në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se ky hetim parlamentar duhet të ndodhë. “Ne deputetët nënshkrues e konsiderojmë se është e domosdoshme që te kemi hetim parlament për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështje të rezervave shtetërore si dhe te propozojmë hetimin e çështjeve duke mos u kufizuar vetëm në çështjen ne vijim”, ka thënë, Arben  Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …