Ministria e Mbrojtjes hapi konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetas të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes bën nominimin  e gjashtë kandidatëve prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore si dhe nominimin  e gjashtë kandidatëve prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë Ushtarake të SHBA-së. Konkursi është i hapur prej 25.09.2023 deri më 08.10.2023, ora 23:59. Procesi i nominimit të kandidatëve do të përfundojë deri më  08.12.2023. Kandidatët e nominuar nga Ministria e Mbrojtjes  do të testohen mëtejshëm nga akademitë përkatëse ushtarake në SHBA. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç. (Mos ketë kaluar ditëlindjen e 23-të në ditën e fillimit të vitit akademik 1 korrik 2024). Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net. Kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email [email protected]. Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjve dhe të rejave për shërbim në FSK, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie e  përkatësie etnike.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …