leoni

Euro-deputeti bullgar, Andrey Kovaçev, kërkoi nga ata që janë përgjegjës për sulmin kundër Kosovës, të sillen para drejtësisë

Euro-deputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane, i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Andrej Kovaçev, deklaroi  para deputetëve evropianë  se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj Kosovës duhet të sillen para drejtësisë. Duhet të ketë hetim të thellë se kush ishte prapa sulmit, kush ka dhënë urdhër dhe nga janë furnizuar me armatim. Sipas tij, Putini, Rusia është i interesuar ta destabilizojë Ballkanin dhe duhet të jenë të kujdesshëm të mos lejojnë të ketë provokime tjera. Ai po ashtu kërkoi nga KFOR-i që të ketë masa të tilla në mënyrë që të sigurohet se sulmi terrorist nuk mund të përsëritet. Eurodeputeti nga Bullgaria po ashtu theksoi se dialogu është esencial për reduktimin e tensioneve, ndërsa siç tha ai qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e plotë e Kosovës nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …