TË PËRFSHIHET PARLAMENTI NË PROCESIN E BERLINIT

TË PËRFSHIHET PARLAMENTI NË PROCESIN E BERLINIT

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i përbërë nga: Arbër Ademi dhe Lupço Prenxhov, në Tiranë (13 tetor), marrin pjesë në Konferencën rajonale me temë: “Roli i parlamenteve në Procesin e Berlinit”, e cila mbahet në prag të Samitit të Procesit të Berlinit më 16 tetor në kryeqendrën shqiptare.

Konferencën e hapën kryetaret e Kuvendit Lindita Nikolla dhe të Komisionit për Çështje Evropiane Jorida Tabaku, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani, i Republikës së Shqipërisë, si dhe kryetarja e KRB, Majlinda Bregu, të cilët e theksuan nevojën për përfshirjen dhe modelimin e dimensionit parlamentar në Procesin e Berlinit si vlerë e shtuar dhe mundësi për të forcuar bashkëpunimin rajonal të parlamenteve të vendeve të BP.

Në kuadër të temës, fjalim mbajti kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Ademi, i cili duke e përgëzuar kryesimin e parë të Shqipërisë me Procesin e Berlinit, si vendi i parë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, shprehu mbështetjen për iniciativën për përfshirjen e dimensionit parlamentar në proces.

Ademi theksoi se pjesëmarrja aktive e parlamenteve nga BP në Procesin e Berlinit do të rezultojë në bashkëpunim më të fuqishëm  rajonal, do të kontribuojë për pajtimin dhe tejkaliminn e keqkuptimeve të së kaluarës dhe do të na udhëzojë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritshme të rajonit. Lidhja jonë gjeografike si vende ballkanike, në kushte kur ndajmë të njëjtat vlera dhe synime të njëjta, na tregon natyrshëm nevojën e bashkëpunimit rajonal edhe atë në të gjitha fushat. Në këtë kuptim, ne kemi nevojë për më shumë integrim, para realizimit të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, i cili në fakt në një formë të caktuar është edhe pjesë e këtij procesi. Sa i përket rolit të parlamenteve në PB, Ademi ka theksuar se duhet parë shumë më gjerë, gjegjësisht si mundësi për të paraqitur interesat e qytetarëve përmes deputetëve.

Liljana Petreska

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …