Besnik Tahiri

Besnik Tahiri u shpreh  se askush nuk mund ta kushtëzojë Kosovën për integrim në BE dhe në NATO me themelimin e Asociacionit  

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se askush nuk mund ta kushtëzojë Kosovën për integrim në Bashkimin e Evropian dhe në NATO me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Deputeti Tahiti theksoi se Kosova duhet që të bashkërendoj politikën e saj strategjike me aleatët ndërkombëtar, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të BE-së. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri bëri të ditur në këtë mbledhje janë aprovuar dy kërkesa për mbajtjen e dy seancave, njërën për rritje të koeficientit të pagave dhe një seancë tjetër për mbështetjen e rezolutës së miratuar në PE lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.  Ai tha se kryeministri Albin Kurti duhet të veproj në harmoni me Kushtetutën e Kosovës sa i përket Asociacionit. Sipas tij, “nuk guxon që kjo qeveri dhe ky kryeministër ta kthen Kosovën mbrapa”.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …