Albulena Haxhiu e mbron Mimoza Kusari – Lilën, thotë se ajo nuk iu është bindur asnjë urdhëri të Listës Serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese, sipas saj, qenka bërë institucion aleat me opozitën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese, sipas pretendimeve të saj, qenka  bërë institucion aleat me opozitën. Ajo kritikoi edhe prokurorët e gjyqtarët, të cilët për sipas saj po iu mbajnë anën partive opozitare.  Ministrja  bëri të ditur se Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor nuk po bëjnë futjen e të dhënave në databazën në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Për këtë reagoi deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, e cila tha se pushteti po tenton ta kthejë vendin në shtet autokrat. Albana Bytyçi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pyeti në lidhje me rastin e Astrit Deharit. Për këtë pyetje kanë reaguar deputetët e shumicës parlamentare, për çka edhe Haxhiu tha se është e gatshme që të jap kontributin e saj në një komision hetimor parlamentar në lidhje me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …