leoni

Protestuesit në Sarajevë kanë dënuar sulmin e Izraelit në Gaza, me thirrjet: Dje Srebrenica, Sot Gaza, Stop Gjenocidit!

Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, në Sarajevë për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu. Të pranishmit u mblodhën në sheshin përballë Bibliotekës historike Vijeçnica, një nga simbolet e Sarajevës, duke shpalosur flamuj palestinezë dhe duke protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza. Po ashtu, në protestë morën pjesë edhe ambasadori palestinez në Sarajevë, Rezek Namura, kryebashkiakja e Sarajevës, Benjamina Kariq, si dhe shumë turistë. Në një fjalë rasti, ajo  tha se Sarajeva ka qenë gjithmonë në anën e duhur dhe se ata e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë rrethimi nga lufta e viteve 1992-1995. Kryetari i Unionit të Palestinezëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, z. Maruf, tha se populli palestinez ka qenë i ekspozuar ndaj padrejtësive dhe është mbrojtur kundër pushtimit izraelit. Demonstruesit mbanin pankarta ku thuhej “Dje Srebrenica, sot Gaza” dhe brohoritën “Stop gjenocidit” dhe “Liri për Palestinën”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron organizon një konferencë donatorësh në fund të janarit për ta ndihmuar Shqipërinë

Emmanuel Macron nga Tirana: Dialogu Kosovë–Serbi duhet të rifillojë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një vizite zyrtare sot në Tiranë, ka theksuar rëndësinë …