KMDLNJ

Qeveria Kurti është Qeveria më jo transparente, sidomos sa i përket bisedimeve me Serbinë, thuhet në një reagim të KMDLNJ-së

Në një reagim të KMDLJ-së thuhet se Qeveria e Kosovës, kryeministri i saj Albin Kurti është qeveria dhe kryeministri më jo-transparent, sidomos sa i përket bisedimeve me Serbinë duke mos i dhënë llogaridhënie askujt, madje as deputetëve të Kosovës e që e kanë të detyruar ta bëjnë këtë. Nuk duhet të kthehemi shumë kohë prapa e të bëjmë krahasime se sillej Vetëvendosja  sa ishte në opozitë në Kuvendin e Kosovës me anëtarët e delegacionit që bënte negociata me Serbinë; nuk linte mjet pa përdorur për të kundërshtuar këto bisedime, sikur që sulmonte me të gjitha mjetet e mundshme, të dhunshme kryesisht, anëtarët e delegacionit duke i akuzuar për mungesë të transparencës dhe llogaridhënies. Qeveria aktuale me  Kurtin në  krye, mungesën e transparencës dhe llogaridhënies e mbështjellin me një mbështjellëse që mbulon çdo gjë përveç të vërtetës, me ruajtjen e parimit e konfidencialitetit dhe kërkesën e ndërkombëtarëve që të mos flitet në publik për këtë. Arsyetim amortizues për marrëveshje që kanë prodhuar dhe do të prodhojnë pasoja të dëmshme për Kosovën, thuhet mes tjerash  në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendës-kryeministrja Emilija Rexhepi, …