Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Ku ishte e ku po del Adnan Merovci?

Ky misionar i lyer e ngjyer në llumin anti kombëtar,trumbeton si telallë në Klan Kosova, e në portale të ndryshme me javë e muaj! Se sa patriot ka qenë, e sa me devotshmeri e ka kryer misionin në mbrojtje të Ibrahim Rugoves! Sa i madh e më vlerë ishte Rugova, për Kosovë dhe popullin Shqiptar!!! “Sa shum Sakrifica e veprime kan ndërmarr këta për Atdheun” ?! Ç’ka thoshte në atë kohë e ç’ka dizajnon e thotë tani ky matrapaz vlerash! Sa lart tenton ta ngrit Rugoven, ta ngritë edhe veten prapa tij! Kohën e fundit ka filluar paraqitjet me epizoda në tv. Klan Kosova! lntervistat me Shqiptar Demaqin për Adem Demaqin, duke e devalvuar dhe zbritur Bacen Adem në barazim me Rugovën! Gjithnjë përmes djalit të Bacës, përmes Shqiptar Demaqit, i cili mirë tha vetëm me këtë fjali; Unë jam pasardhës djal i Adem Demaqit, jo bashkë veprimtar i tijë! Kjo fjali i tregon të gjitha edhe se Adnani tani duke e kryer misionin e tijë që ta rehabilitoj e madhëroj Rugoven, ta barazoj Demaqin duke e ulur në barazim me Rugovën! Si dhe duke ja ndryshuar pikpamjet, parimet,divergjencat dhe kundërthënjiet mes Demaqit dhe Rugoves! Duke i përafruar e pajtuar edhe pse s’janë pajtuar gjatë jetës! Tani duan me i pajtuar për së vdekuri! Duke i paraqitur si dy parime të kunderta, por që nuk e kanë penguar njeri tjetrin! Sikur këta kan pasur dy vija paralele mes tyre, që kanë ndihmuar njera tjetren, e gjëra të tjera shum që nuk durohen se pse jan te rrehshme, nuk mundemi ta shohim asë tv. Klanin që e ka bërë të bezdisëshëm programin me këtë bezdisësMirë që ne jemi protagonistë të kohës dhe të ngjarjeve e dim mir si kanë qenë, po ç’ka don me arrit ky matrapaz anti vlerash, me qindra orë telvizive intervista e dizajnime shpifje e tjetersime, që do të mbeten për gjeneratat e ardhëshme! Shtrohet pytja sa është kjo kosto, sa para derdhen me i shkatrruar vlerat me i zhbër simbolet dhe me i ngrit trathëtarët! Dikush ka filluar të shemb historinë e vlerat kombëtare që nga Aleksandri i Madh, Pirro, Skenderbeu, Luftën Anti Fashiste si dhe luftën çlirimtare të UÇK-së ju themi mjaft më! Adem Demaqi duhet të mos preket fare, të mos gjxojn trathtaret ta lakojnë e ta marrin përgoj emrin e tijë! Adem Demaqi ishte dhe mbetet Simbol i rezistencës Kombëtare! Baca ishte i veqantë dhe shumë i madh karshi të tjerve i pa krahasueshem, njëshi i shqiptarve të kësaj epoke! Lavdi të pa vdekshmit Bacës Adem!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …