Drejtues të sindikatës kanë thënë se për ta ndërprerë grevën duhet të kenë siguri se do të realizohen kërkesat e minatorëve

Në thellësi të minierës së Trepçës, po vazhdon greva e minatorëve. Drejtuesit e sindikatës kanë thënë se për ta ndërprerë grevën duhet të kenë siguri se do të realizohen kërkesat e minatorëve dhe se për këtë ata kërkojnë marrëveshje me shkrim. “Po kërkesa jonë është që duhet ta kemi një siguri, duhet ta kemi një marrëveshje me shkrim dhe nuk kërkojmë asgjë më shumë, vetëm kërkesat tona ti përpilojmë me anë të një shkrese, me anë të një vendimi I cili na jep një lloj garancie që ne duhet të bazohemi në të ardhmen”, ka theksuar mes tjerash kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.  Me anë të kësaj greve, minatorët e minierës me flotacion janë duke kërkuar realizimin e pagës mujore me kohë sigurimi në vendin e punës dhe kushte më të mira të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, lojërave politike përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka ngritur çështje që lidhen me energjinë, …