Ferizajt i shtohet edhe një vepër e vlefshme për historinë e tij

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës, profesorin e nderuar, z. Ibrahim Gashi i cili së fundmi është angazhuar dhe ka përfunduar bashkë me studiuesen znj. Ayten Ardel, veprën monografike “Ferizaj në dokumentet osmane 1873-1912” e cila vepër do të botohet së shpejti në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 150 vjetorit të qytetit të Ferizajt. Gjithashtu, kryetari Aliu, nga profesor Gashi, pranoi dhuratë veprën e tij “Pavarësia e Shqipërisë dhe pasojat e Luftës së Parë Ballkanike 1912-1913”.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …