PSD-ja organizion aksion para Kuvendit: Regjimi i Zajdenicës

PSD-ja organizion aksion para Kuvendit: Regjimi i Zajdenicës

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës.

Aktivistë të kësaj partie, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Regjimi i Zajdenicës”.

Aksioni është zhvilluar një javë pas takimeve të ndara që kryeministri Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas atyre takimeve nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, duke e përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të prezantuar më herët nga diplomatët euroatlantikë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa: LDK duhet të ruajë vlerat dhe të vlerësojë kontributin e njerëzve që e ndërtuan partinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,  ku foli gjerësisht për gjendjen aktuale të Lidhjes Demokratike të …