Lebit Murtishi

Lebit Murtishi: Të më falësh ti Evropë

Të më ndjesh që s’të them nënë,

Ngaqë kurrë nuk më the bir,

Dy mijë vjet në sofrën time,

Bën ahengje me kopilë…

Dy mijë vjet kam ecur vetëm.

Herë zbathur, herë zhveshur,

Dy mijë vjet me sytë e njerkës,

Më ke parë si mish të egër…

Që s’ mu bëre një herë nënë

Po ma thotë Mitrovica

Cila je në të vërtetë,

E thotë mirë At’ Gjergj Fishta…

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Tahiri: POROSIA E GJERGJIT TONË TË MADH

Njëzet e katër luftëra bëri Njëzet e katër vdekje theu Çka mangut linte Gjergji Plotësonte …