Smajl Latifi: U përurua edhe monumenti përkujtimor kushtuar dëshmorit të kombit Hamdi Hajrizi

Me pjesëmarrjen e familjarëve të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve të shumtë, sot në fshatin Strofc të Artakollit të Qyqavicës, nderuam kujtimin për tre dëshmorët e kësaj treve, me traditë të atdhedashurisë dhe luftarake: Bektesh Halitin, Nezir Imerin dhe Hamdi Hajrizin, të cilët ranë duke luftuar me forcat serbe në një pritë të organizuar, në afërsi të fshatit Opterushë të Rahovecit, së bashku me komandantët Xhelal Hajda – TONI dhe Selajdin Mullaabazi – MICI, më 6 nëntor 1998.
Në këtë ditë u përurua edhe monumenti përkujtimor kushtuar dëshmorit të kombit Hamdi Hajrizi.
Nderime dhe lavdi përjetësisht!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …