Autoriteti Palestinez është gati të marrë përgjegjësinë e plotë për Rripin e Gazës si pjesë e një zgjidhjeje politike

Kryetari palestinez, Mahmud Abbas tha në një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Bregun Perëndimor se Autoriteti Palestinez është gati të marrë përgjegjësinë e plotë për Rripin e Gazës si pjesë e një zgjidhjeje politike. Kjo zgjidhje politike do të përfshinte Bregun Perëndimor të pushtuar, Jerusalemin Lindor dhe Gazën pas përfundimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit, i cili sundon Gazën, raporton apnews. Abbas theksoi se siguria dhe paqja mund të arrihen duke i dhënë fund kontrollit ushtarak izraelit mbi territorin e “shtetit të Palestinës” dhe duke njohur Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij. Ai përsëriti gjithashtu se Organizata për Çlirimin e Palestinës është e vetmja përfaqësuese legjitime e popullit palestinez dhe e vetmja që vendos.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …