Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Sot me datën 07.11.2023, pas një hetimi preliminar që është zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar për mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armëve, është arritur që të identifikohet i dyshuari, mashkull kosovar. 

Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në realizim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, është kryer kontroll i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Dobidol-Rahovec, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike: 

  • AK-47, një karikator dhe 21 copë fishekë të po të njëjtës armë. 

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në konsultim me prokurorin e shtetit, pas përfundimi të procedurave të rregullta policore, i njëjti është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. 

Rahovec, 7 nëntor 2023 

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në Prishtinë, Prizren, Kukës

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS Njoftim FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në …