Kryetari Latifi priti në takim ministrin e MAPL-së, z. Elbert Krasniqi

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi priti në takim ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi. Me minstrin diskutuan për projektet që kanë në bashkëfinancim dhe vizituan punimet në projektin “Ndërtimi i parqeve në Opterushë, Retijë e Poshtme, Dejnë dhe kolektorin për ujëra të zeza në Ratkoc dhe Rahovec”. Po ashtu diskutuan edhe mundësinë e financimit të dy projekteve për furnizim me ujë për fshatrat Drenoc, Senoc dhe zonën tjetër që përfshin Lagjen e Epërme të qytetit, fshatrat Hoçë e Madhe, Zoqisht dhe Opterushë si dhe Zonën Ekonomike. E falënderoi ministrin për angazhimin e tij për komunat dhe për mbështetjen që po u jep projekteve investive.

May be an image of 4 people

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …