Luan Rudaj mbrojti titullin e kampionit botëror në Muay Thai

Luan Rudaj sonte e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në sportin e Muay Thai-it (Tai Boks), duke e mundur kundërshtarin e tij Masoud Raeisi. Rudaj kishte zgjedhur Malishevën, përkatësisht vendlindjen e tij, për mbrojtur dy tituj të kampionit të botës në këtë sport.

Brezin e artë që jepet për kampionët në këtë lloj të sportit luftarak, Rudajt ja dorëzoi Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili edhe  e kishte mbështetur organizmin e këtij meçi për mbrojtjen e titullit të kampionit të botës.

Rudajt e ka fituar përballjen për më pak se një minutë, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Paraprakisht, janë zhvilluar edhe disa ndeshje tjera në këtë sport, në kategori të ndryshme, ku morën pjesë sportist nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Italia, ndërsa Raeisi, që është nga Irani, është ndeshur si neutral, për shkak të situatës politike.

Para ndeshjes, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili tha se “sportin do ta përkrahim gjithmonë, ndërsa ju bëri thirrje të gjithë sportistëve, të ndjekin shembullin e Rudajt, që ngjarjet e mëdha, ti zhvillojnë në vendlindje”.

Një fjalë përshëndetëse e ka mbajtur edhe kryetari i Nisma SocialDemokrate, Fatmir Limaj, i cili gjithashtu, për Luan Rudaj, tha se është shembull prezantimit të sportit dhe i vendlindjes, shembull i cili duhet të ndiqet edhe nga sportistët tjerë, kudo që veprojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …