viza

Kanë mbetur edhe gjashtë javë kur pritet që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza për në vendet e Bashkimit Evropian

Kanë mbetur edhe gjashtë  javë kur pritet që qytetarët e Kosovës të fillojnë të udhëtojnë pa viza për në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, është rritur kërkesa e kosovarëve për rezervimin e biletave nëpër agjencitë turistike. Disa nga agjencitë kanë pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të biletave në muajin e parë të vitit 2024, ndërsa edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka bërë përgatitjet për një fluks të madh të udhëtimeve. Qytetarët e Kosovës kanë filluar interesimin e tyre për procedurat e udhëtimit pa viza në 27 vendet e zonës shengen në Evropë nga 1 janari i vitit 2024. Disa prej tyre thonë se udhëtimi pa viza do t’ju shërbejë për mundësi studimi, ndërsa të tjerë për punësim.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …