Komuna e Rahovecit ka filluar ekzekutimin e pagesës së dëmeve nga vërshimet e datës 17.09.2022 për amvisëri dhe ekonomi familjare

Komuna e Rahovecit në shtator të vitit 2022 si pasojë e vërshimeve ka pësuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, ekonomi familjare dhe amvisëri dhe kryetari Latifi ka formuar menjëherë një komision komunal i cili në bashkëpunim me qytetarët të cilët janë dëmtuar, me ditë të tëra ka bërë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve. Komisioni komunal pas një pune të jashtëzakonshme në vlerësimin objektiv të dëmeve, ka hartuar raport profesional të detajuar sipas standardit të kërkuar nga komisioni qendror i kryesuar nga z. Kastriot Lajçi. Komuna e Rahovecit përgjatë kësaj periudhe më shumë se një vjeçare, ka bërë përpjekje të vazhdueshme duke harmonizuar të gjithë procesin në bashkëpunim të plotë me AME-në, me qëllim që asnjë qytetar të mos mbetet pa u dëmshpërblyer. Po ashtu, Komuna e Rahovecit ka marrë të gjitha masat e nevojshme në hapjen dhe rregullimin e shtretërve të përrenjve me qëllim që të mos përsëriten vërshime dhe dëmtime të tilla si ato të 17 shtatorit të vitit 2022. Pasi që është bërë kompensimi i 90% të vlerës së dëmeve për 323 familje nga komuna e Rahovecit, kryetari Latifi falënderon drejtorinë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, të gjithë anëtarët e komisionit komunal dhe atij qendror për angazhimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e treguar, po ashtu falënderon qytetarët për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë vlerësimit të dëmeve!

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …