Sylë Ukshini: Reagimi britanik ndaj spastrimit etnik të Toplicës dhe përpjekjeve pansllaviste ruse në Ballkan

Fuqitë evropiane në Kongresin e Berlinit 2i dhanë Serbisë rajonin e Toplicës, kurse Malit të Zi qyteti i Podgoricës dhe porti i Tivarit, të cilit, edhe një liman, ai i Ulqinit, iu shtua më 1889. Kur serbët i dëbuan dhjetëra e mijëra  shqiptarë nga Toplica dhe Vraja, më 1878, për t’u hapur rrugë kolonëve, përfaqësuesi i britanik në Serbi, Gerald Francis Gould, iu ankua sekretarit të jashtëm Lordit Salisbury, i cili luajti një rol udhëheqës në Kongresin e Berlinit, për brutalitetin serb. “Banorët paqësor dhe punëtorë të mbi 100 fshatrave shqiptare në Luginën e Toplicës dhe Vrajës u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre nga serbët në pjesën e parë të këtij viti. Këta njerëz të përvuajtur që atëherë enden lart e poshtë në gjendje urie të thellë,” shkroi ai. Asgjë nuk i ndodhi Serbisë pas këtyre ankesave, dhe serbët me shpejtësi dhe efektshëm e ndërruan strukturën e popullsisë në atë trevë, shkruan ndër të tjera Marcus Tanner në librin e tij “Mbretëresha e Malësisës: Edith Druham dhe Ballkani.”
       Sipas tij, malazezët ishin pak të ashpër  në tokat që i fituan  në krah të shqiptarëve, më 1878, kryesisht për shkak se kishin më pak kolonë. Për pasojë, Ulqini-fillimisht qytet malazez, më pas jugosllav, e tash sërish malazez – mbetet  me shumicë shqiptare në kuptim të etnisë. Sidoqoftë, vendimi i shkujdesur i fuqive evropiane për t’ia dorëzuar një qytet të lashtë dhe të rëndësishëm pothuajse të tërë shqiptar Malit të Zi ishte shenjë se sa pak çonin peshë dëshirat e shqiptarëve te kryeqendrat evropiane. Kalimi i qytetit në duart e malazezëve nuk ishte aq i lehtë. Shqiptarët e Ulqinit i kishin rezistuar ushtrisë së Malit të Zi për shumë muaj, më 1880, pas së cilës fuqitë me hipokrizi u mbështetën otomanët, të cilët e dërguan një anije  luftarake për ta fuqizuar dorëzimin. Ky detyrim i dhunshëm bëri që disa politikanë e diplomatë britanikë të mos ndiheshin  mirë Lordi George Goschen, ambasadori britanik në Konstandinopojë, i  kishte thënë sekretarit të ri të Jashtëm, Lord Earl Granville, më 1880, se është keq që shqiptarëve u shpërfillen interesat legjitime në Ballkan. Nacionalizmi shqiptar, shkroi ai, mund të “përdorej me shumë dobi për interesat e përgjithshme, dhe do ta kundërshtojë çfarëdo  mase të pjesshme që do të mund të parandalonte krijimin e një krahine të madhe shqiptare (…) “Një Shqipëri të bashkuar”, vazhdoi ai, “do t’i mbyllte depërtimet nga veriu dhe Gadishulli Ballkanik do të mbetej në duart dhe nën sundimin e racave që tash e popullojnë.”
Zëri i Lordit Goschen ishte i rrallë dhe shkoi huq te Granvillei, i cili kishte shërbyer në Qeverinë Gladstone, adhuruesist të madh të Malit të Zi. Në korrik të 1880-të, Granville u kishte thënë ambasadorëve britanikë t’i injoronin ankesat e shqiptarëve në lidhje me humbjen e Ulqinit. Kundërshtimi për ta dorëzuar qytetin, shkruante ai “rrjedh vetëm nga Qeveria osmane, dhe (…) vërejtjet e shqiptarëve do të bëheshin simbolike njëherë që vullneti i Fuqive të Mëdha është shprehur qartë.”
Londra ishte kundër idesë serbe për në federatë ballkanike, pasi nga ky projekt fitonte Rusia
Përfaqësuesit britanikë në Beograd paralajmëruan se një ndryshim i sundimtarëve në Serbi dhe rritja e ndikimit të Rusisë në Ballkan mund të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme për paqen në rajon. Një ndryshim në fronin serb do të shkaktonte gjithashtu një ndryshim në drejtimin e politikës së jashtme të Serbisë, e cila nuk ishte në interes të Britanisë së Madhe, dhe kjo është arsyeja pse ajo ndoqi nga afër të gjitha lajmet në lidhje me komplotet kundër mbretit Milan Obrenoviçit dhe zëvendësimin e tij eventual Karagjorgjeviçi, duke përdorur çdo moment për ta inkurajuar dhe detyruar atë të hiqte dorë nga synimi për të lënë fronin vullnetarisht.
Parimi i parandalimit të krijimit të një bashkimi më të gjerë të popujve të Ballkanit nisem nga  parimi i respektimit të situatës ekzistuese në Ballkan, respektivisht ruajtjen e status quo-së dhe parandalimin e zgjerimit rus. Qeveria britanike ndoqi idetë serbe për të formuar një federatë, konfederatë ose një konfederatë të shteteve të Ballkanit. Londra zyrtare ishte gjithmonë e rezervuar dhe shikonte përpjekjet për të lidhur popujt dhe shtetet e Ballkanit me mosbesim, pasi çdo bashkim mund të krijonte një ndryshim në ekuilibrin e vendosur të pushtetit në favor të Rusisë dhe të minonte interesat e Britanisë. Kjo është arsyeja pse emisarët britanikë në Beograd informojnë rregullisht eprorët e tyre për këtë çështje të ndjeshme.
Ky shqetësim britanik për respektimin e Traktatit të Berlinit u theksua veçanërisht në vitet e para pas përfundimit të Kongresit, dhe shembulli më i dukshëm i shqetësimit të tij në lidhje me këtë janë raportet e nënkonsullit të tij Augustus Becker për pozicionin e vështirë të pakicave, veçanërisht hebrenjve dhe myslimanëve në Nish. Në bazë të raporteve mund të konkludohet se Serbia nuk respektoi angazhimet e bëra në Kongres në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
Në vitet që pasuan, diplomatët britanikë vazhduan të ndiqnin aktivitetet pan-sllave. Më shkurt I888, emisari George Hughes Wyndham shkroi se shtypja e gazetës pan-sllave “Velika Srbija” (Serbia e Madhe) filloi në Beograd, botimi i së cilës u mbështet nga ambasada ruse në Beograd dhe komitetet pan-sllave.’° Përveç qeverisë që ishte e shqetësuar për ripërtëritjen e pan-sllavizmit, shtypi britanik shpesh shkruante për lëvizjen e fortë pan-sllave në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …