Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Përjetësi

(Me rastin e 80 vjetorit të lindjes-Akademik Rexhep Qoses)

me fjalët e zemrës t’ia themi

me tingujt e shpirtit ta këndojmë

me ngjyrat e bukura të natyrës

ta pikturojmë

atë

që në paprekshmërinë e atdheut

një jetë të tërë udhëtoi

kandil shndritës i ardhmërisë

si Drini në rrjedhën e vet

plaku mendjendritur

plaku mendjehollë

plaku zemër djalë

plaku mjekërborë

 

ti

                             

Tempulli mijëvjeçarë

i magjisë krijuese

kokën mbështetur

tek rrapi shekullor

 

flakën e diturisë bartur në gji

krenarinë e kombit përjetësove

ti biri i denjë i nënës shqiptari

ndër yje

 

Yll

 

krenari e ligjshme

ti mburrje e kombit e papërsëritshme

kolos i diturisë

Akademik Qosja

Emblemë shkëlqyese e shqiptarisë

 

26. 6.2016

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Skënder Demaliaj: SHQIPTAROTURKU PROF. DR. ŞEREF SARIİPEK NUK I HARRON RRËNJËT E TIJ TË MOÇME SHQIPTARE

Dr. Skënder Demaliaj: SHQIPTAROTURKU PROF. DR. ŞEREF SARIİPEK NUK I HARRON RRËNJËT E TIJ TË MOÇME SHQIPTARE

Prof. Dr. Şeref SARIİPEK lindi në Merzifon, Amasya në vitin 1964. Pas shkollimit, ai filloi …