Kuvendi i Kosoves

Qeveria nuk po arrin të sigurojë shumicën për demarkacionin

Qeveria nuk po ngutet për miratimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, pasi që është në hall sesi t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve. Zhvillimet e fundit në Kuvend, por edhe deklarimet e ligjvënësve, paralajmërojnë se nuk është aspak e sigurt nëse do të sigurohet shumica e votave. Partneri kryesor në koalicionin qeverisës – Partia Demokratike e Kosovës – gjithnjë e më shumë po distancohet nga versioni aktual i Marrëveshjes për Demarkacionin. Zyrtare të kësaj partie, si Xhavit Haliti dhe Adem Grabovci kanë shprehur disa herë rezervat e tyre ndaj kësaj marrëveshje të arritur me 26 gusht të vitit të kaluar në Vjenë. Derisa, Haliti kërkon përfshirjen e opozitës në gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka pranuar se marrëveshja në fjalë e dëmton Kosovën territorialisht, pasi që kufiri zhvendoset 7 kilometra në brendësi të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Diaspora nis votimin më 7 qershor, mbi 27 mijë qytetarë të regjistruar në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës

Qytetarët e Kosovës të regjistruar për votim jashtë vendit do t’i drejtohen me 7 qershor, …